Milani niset për në Amerikë, Gatuzo i bën dalje mesfushorit veteran

0

Pas vendimit të CAS-it, që e ka kthyer Milanin në Europa League, klubi kuqezi ka ndryshuar gjithë kupolën drejtuese dhe ndërkohë skuadra ka nisur punën.

Tashmë e ka radhën turneu amerikan, ku Milani do të jetë i impenjuar në ditët e ardhshme. Programi parashikon grumbullim dhe nisje të dielën pasdite për në Paris, ndërsa të hënën fluturim për në Los Anxheles.

Për turneun amerikan Gatuzo ka lënë jashtë Bilian, i cili luajti në Botëror, Kontin e dëmtuar dhe Gomez, drejt largimit. Gjithashtu, për zgjedhje teknike është lënë jashtë mesfushori 33-vjeçar Rikardo Montolivo, i cili luan prej sezonit 2012/13 me Milanin, por në dy sezonet e fundit ka luajtur shumë pak dhe tashmë është jashtë planeve të klubit.

LISTA

PORTIERË: Donnarumma A., Donnarumma G., Reina

MBROJTËS: Abate, Antonelli, Bellodi, Bonucci, Calabria, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Simic, Zapata

MESFUSHORË: Bertolacci, Bonaventura, Brescianini, Calhanoglu, Halilovic, Kessie, Locatelli, Mauri, Torrasi

SULMUES: Borini, Cutrone, Kalinic, André Silva, Suso, Tsadjout.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.