Milani nesër në UEFA, rrezikon të dënohet

Të premten në mëngjes drejtuesit e lartë të Milanit, me Marko Fasonen në krye, do të zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura në selinë zvicerane të UEA-s. “Voluntary agrement” që kërkoi Milani është refuzuar nga UEFA, sepse plani i Milanit për të ulur nivelin e borxheve nuk duket me baza solide.

Për këtë arsye, është vendosur nga UEFA që Milani t’i nënshtrohet një ‘settlement agreement’: kjo do të thotë që marrëveshja për rregullimin e bilancit do të vendoset nga UEFA, pak rëndësi ka çfarë mendon Milani. Nuk do të jenë përfaqësuesit e fondit Elliot, që gjithsesi ka dërguar një dokument që garanton sigurinë financiare të klubit, në rast se klubi nuk do të ketë më fonde për shlyerjen e borxheve.

Në bazë të marrëveshjes, përmbajtja e dokumentit që do t’i dorëzohet Milanit do të bëhet publike vetëm pas mbylljes së sezonit. Sipas ‘Tuttosport’, Milani rrezikon një gjobë të rëndë, përveç kufizimit të shpenzimeve në merkato dhe kufizimit të listës së lojtarëve të federuar për kupat e Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *