Milani në Poloni, për Donarumën apo pasuesin?

Xhanluixhi Donaruma refuzoi rinovimin me Milanin dhe kjo mbetet historia e verës deri tani, sepse bëhet fjalë për portierin që mendohet të jetë pasuesi i Bufonit dhe Milani shpresonte ta bënte simbolin e të ardhmes kuqezi.

Tani Donaruma është në Poloni me Italinë U-21, për kampionatin europian.

Aty do të shkojë sot edhe drejtori sportiv i Milanit Masimiliano Mirabeli. Sipas mediave në Itali, synimi është i dyfishtë: takim tjetër me Donarumën, por edhe vëzhgim i disa portierëve që mund të jenë në planet e Milanit.

Donaruma kërkon kohë dhe sipas Il Giornale, i ka thënë Mirabelit që do të dëshironte të vendoste në tetor a më vonë për rinovimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *