Milani në finale pas 6 vitesh mungesë, shkëlqen talenti kuqezi

Milani nuk shkonte në finalen e Kupës së Italisë për të rinj që prej sezonit 2011-12, por ia ka dalë më në fund sot, duke fituar edhe ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalet kundër Atalantës. Në Milano kishte përfunduar 2-0 për kuqezinjtë, që triumfuan edhe në kthim 3-2.

Protagonist i madh sulmuesi kuqezi Ismet Sinani, i cili luajti nga minuta e parë dhe që në fillim dha pasimin për golin e parë të ndeshjes, shënuar nga Emir Murati, mesfushori me pasaportë kroate. Vetë Sinani në minutën e 39-të shënoi golin e dytë, duke shënuar me kokë pas një goditjeje nga këndi dhe duke e çuar rezultatin në 2-1, ndërsa në pjesën e dytë Tsaxhut shënoi edhe golin e tretë kuqezi, para një goli pa vlerë për Atalantën në fundin e takimit.

Katër gola vetëm në kupë këtë sezon Ismet Sinani, i cili ka shënuar edhe dy gola në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *