Milani në ankth për UEFA-n, Fasone: Do bëjmë merkato, sido që të shkojë

Milani ka mbledhur sot Këshillin e Administrimit dhe ndër të tjera është diskutuar pa dyshim për dënimin e pritshëm nga UEFA, për shkak se klubi kuqezi ka shkelur rregullat e Fair-Play financiar dhe nuk ofron garanci ekonomike të sigurta për të ardhmen.

Në lidhje me këtë temë ka folur administratori i deleguar Marko Fasone, i cili mundohet të qetësojë tifozët: “Ishte një mbledhje rutinë, do t’i tregojmë UEFA-s sigurinë e skenarit që e pret Milanin.

“Nëse ndodh skenari më i keq, ai i përjashtimit nga kupat e Europës, do të kemi një ulje të shpenzimeve, për shkak të uljes së të ardhurave. Megjithatë, do të ketë blerje të reja, nuk ka rëndësi shkojmë apo jo në Europa League. Kam kërkuar të jem transparent me tifozët. Nuk do të blejmë më 10-11 lojtarë, por do të vijnë 2-3, ata profile që kemi zgjedhur me kohë me Gatuzon dhe Mirabelin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *