Milani ndryshon “lëkurë” pas 20 vitesh, situata financiare mbetet kaotike

Te Milani puna vazhdon, në drejtime të ndara. Në aspektin sportiv Fasone e Mirabeli po mundohen të përforcojnë skuadrën dhe po shesin të panevojshmit, duke nisur nga Kaliniç e Gustavo Gomez, i cili po has probleme me Boka Zhuniors për shkak të pagës në dollarë amerikanë (kursi i këmbimit mund të ulë pagën e mbrojtësit).

Ndërkaq, drejtuesit e Milanit kanë mbyllur edhe marrëveshjen me kompaninë Puma, që tashmë ka prodhuar uniformat e reja të Milanit. Një shkëputje nga e shkuara, sepse në 20 vitet e fundit Milani kishte bashkëpunuar me Adidas. Fanellat e reja ja e bazuar te modelet e origjinës së Milanit, në fillim të shekullit të shkuar dhe janë pritur mirë nga tifozët.

JONGHONG LI – Presidenti i Milanit mbetet në situatë mjaft të vështirë. Kërkesa për shtyrje afati nga fondi Elliott për shlyerjen e këstit prej 32 milionë eurosh është refuzuar. Bisedimet me amerikano- italianin Komiso janë bllokuar dhe tashmë Li po bën tentativën e fundit për të shlyer gjithçka vetë brenda ditës së sotme. Nëse nuk ia del, Elliott merr Milanin dhe e ardhmja bëhet edhe më e turbullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *