Milani merr frymë, Li gjen 32 milionë dhe një ortak

Milani vijon të jetë në ankth në lidhje me vendimin e UEFA-s, që mund ta përjashtojë nga kupat e Europës për shkelje të rregullave të Fair-play financiar, por ndërkohë vijnë lajme të mira nga presidenti Li Jonghong.

Gazzetta dello Sport shkruan sot se presidenti kuqezi ka gjetur ortakun i cili do të marrë një pjesë të vogël të aksioneve, duke bërë që Milani në të ardhmen të ketë dy pronarë, që do të thotë edhe të ardhura më të mëdha.

Në ditët e ardhshme do të mblidhet Këshilli administrativ i klubit dhe do të aprovohet shtimi i kapitalit me 32 milionë euro, përveçse mund të zbulohet emri i ortakut të ri.

Një lëvizje e tillë sjell qetësi në ambient, por me shumë gjasa do të qetësojë edhe UEFA-n, por sido që të jetë, Milani do të shkojë në CAS dhe aty shpreson të ketë sukses nëse UEFA nuk lëshon pe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *