Milani me një yll më shumë, madrilenin rrugët e çojnë vetëm në “San Siro”

Milani është i dëshpëruar për të sjellë një lojtar të madh në “San Siro” këtë merkato. Problemet me UEFA-n e kushtëzojnë këtë dëshirë dhe Gazidis duhet të bëjë një menaxhim rigoroz pa dalë nga kufijtë e vendosur nga qeveria e futbollit evropian. Lojtari ku janë përqëbdruar të gjitha forcat e klubit kuqezi është Dani Sebajos.

Ylli i Realit nuk ka shumë hapësira në Madrid dhe largimi shihet si e vetmja zgjidhje. 22-vjeçari e ka shprehur edhe publikisht pakënaqësinë e tij për mosaktivizimin nga trajneri Zidan. 22-vjeçari në Milano gjen një situatë krejt ndryshe, ku do të jetë një udhëheqësit e ekipit.

Perez nuk dëshiron të heqë dorë plotësisht nga shërbimet e tij. Pavarësisht mosaktivizimit, në Madrid janë të bindur se mesfushori ka një të ardhme të ndritur. Presidenti madrilen, bashkë me Boban dhe Maldinin do të takohen për të biseduar rreth kësaj marrëveshje. Pretendohet një huazim në këmbim të një shifre të caktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *