Milani me marsh mbijetese, i duhet një mrekulli për Champions!

0

Milani konfirmoi kundër Lacios momentin e vështirë që po kalon. Kuqezinjtë u mposhtën nga goli i Korreas, i cili kualifikoi Strakoshën me shokë në finalen e Kupës së Italisë.

Në fazën më të rëndësishme të sezonit dhe aty ku nuk lejohen më gabimet, Milani ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe kupës, duke u shfaqur si një ekip që lufton për qëndrimin në kategori. Gjendje e dobët fizike e psikologjike dhe mungesë loje.

Lojtarët nuk po arrijnë as të luftojnë me zemër dhe grintë. Vendi i katërt dhe rikthimi në zonën Champions është në rrezik. Djemtë e Gatuzos duhet të reagojnë menjëherë. Sfida e radhës është kundër Torinos, një rivali direkt për vendin e katërt.

Vetëm fitorja vlen në transfertën kundër djemve të Maxarrit dhe të gjithë në kampin e “djallit” shpresojnë që ekipi të reagojë, të rikthehet të luajë dhe të fitojë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.