Milani kujtohet të luajë futboll, por vendi i gjashtë mbetet i Atalantës

Humbja e turpshme ndaj Beneventos dhe tërbimi i Xhenaro Gatuzos duket se kanë zgjuar Milanin, që kthehet te fitorja, duke ia dalë mbanë në Bolonja, 2-1.

Kuqezinjtë fitojnë ndeshjen e parë prej një muaji, Çalhanoglu e Bonaventura shënuan në fundin e pjesës së parë, ndërsa Bolonja shkurtoi me De Maion 15 minuta para fundit.

Fitorja nuk e ndryshon renditjen e Milanit, gjithsesi, sepse Altalanta mbetet një pikë përpara, në vendin e gjashtë. Skuadra e Etrit Berishës fitoi pa probleme 3-1 ndaj Xhenoas dhe e ka shumë seriozisht në garën për Europa League.

Ndërkaq, Benevento e Berat Gjimshitit (90 minuta për mbrojtësin) vijon të befasojë, sepse me 10 lojtarë prej minutës së 57-të arriti të ndalte te barazimi 3-3 Udinezen, që mbetet në kaos, edhe pse ka ndërruar trajner dhe të paktën ka ndalur serinë pa fund të humbjeve.

SERIA A, REZULTATET E FUNDJAVËS

ATALANTA-GENOA 3-1

16′ Barrow (A), 22′ Cristante (A), 74′ Ilicic (A), 80′ Veloso (G)

BENEVENTO-UDINESE 3-3
13′ Widmer (U), 24′ Viola (B), 76′ rig Coda (B), 78′ e 79′ Lasagna (U), 90′ Sagna (B)

BOLOGNA-MILAN 1-2
34′ Calhanoglu (M), 45′ Bonaventura (M), 74′ De Maio (B)

SAMPDORIA-CAGLIARI 4-1
7′ Praet (S), 26′ Quagliarella (S), 45+4′ Kownacki (S), 49′ Pavoletti (C), 86′ Ramirez (S)

VERONA-SPAL 1-3
13′ Valoti (V), 45′ aut. Fares (S), 72′ Felipe (S), 93′ Kurtic (S)

CROTONE-SASSUOLO 3-1

4′ e 31′ Trotta (C), 16′ Simy (C), 45+1 Berardi su rig. (S)

INTER-JUVENTUS 2-3
13′ Douglas Costa (J), 52′ Icardi (I), 65′ aut. Barzagli (I), 87′ aut. Skriniar (J), 89′ Higuain (J)

ROMA-CHIEVO 4-1
9′ Schick (R), 40′ e 67′ Dzeko (R), 65′ El Shaarawy (R), 88′ Inglese (C)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *