Milani kinez nis nga Montela

0

Milani i ri, ai i kinezëve, tashmë është thuajse realitet dhe të premten bëhet kalimi i shumës së mbetur për blerjen e klubit kuqezi, ndërsa të shtunën konferenca për shtyp ku do të prezantohen pronarët e rinj.

Drejtor i përgjithshëm tashmë dihet që do të jetë Marko Fasone, i cili pason të përjetshmin Adriano Galiani, ndërkohë që do të ribëhet Këshilli i administratës, sërish me italianë.

Natyrisht, tifozëve nuk u interesojnë shumë këto detaje, sesa e ardhmja e Milanit për sa u përket rezultateve dhe ambicieve.

Në radhë të parë, pritet rinovimi i trajnerit Vinçenco Montela, i cili do të ketë mbështetje të plotë nga klubi për ndërtimin e skuadrës së ardhshme.

Gazzetta dello Sport shkruan se synimi parësor është rinovimi i portierit Donaruma, ndërsa drejtuesit e rinj Fasone e Mirabeli do të takohen me Montelën për t’i prezantuar projektin e pronarëve të rinj dhe emrat që do të synohen verën e ardhshme: Kesi, Shik, Bernardeski, Dahud, Kramer, Aleksis Sançez, Keita, Badelj e Papu Gomez janë disa nga emrat në listë.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here