Milani kërkon kolegun e Ndojit, “ankandi” sapo ka filluar

Në Serie B vit pas viti dalin talente që tërheqin interesin e klubeve të mëdha italiane. Emri më i fundit që po përflitet në mediet është ai i Sandro Tonalit. Djaloshi 18-vjeçar luan të Breshia, ku është kthyer në një ndër pikat kyçë të skuadrës, ku së bashku me talentin shqiptar, Emanuele Ndoj janë kthyer në një dyshe të re dhe mjaft interesante.

Për momentin Milani është ekipi në “Pole Position” për italianin e talentuar, kontrata e të cilit mbaron në vitin 2021. Për të blerë kartonin e Tonalit, kuqezinjtë duhet të paguajnë të paktën 4 milionë euro, por ky çmim mund të rritet, pasi për lojtarin interesohen dhe disa klube të tjera.

Atalanta dhe Xhenoa kanë pasur bisedime me agjentin e lojtarit. Sigurisht, forca e tyre financiare është shumë herë më e vogël se e skuadrës së drejtuar nga Gatuzo, por avantazhi i tyre është se mund ti garantojnë të riut minutat të shumta nëpër këmbë, të cilat te Milani do të ishin thuajse të pamundura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *