Milani kërkon Belotin, por Torino kërkon shifra absurde

0

Torino është një ndër klubet që me siguri do të pasurohet këtë verë në Itali, sepse ka në gjirin e vet një fenomen si Andrea Beloti, sulmues i kompletuar dhe me të ardhme të madhe.

Kjo ka bërë që shumë klube të vihen në garë për të dhe tashmë është edhe Milani.

Presidenti Urbano Kairo e ka tepruar, duke vendosur çmimin 100 milionë euro për yllin e vet, shifër që asnjë klub në botë nuk pranon ta paguajë. Megjithatë, mediat në Itali raportojnë se Milani është gati të ofrojë 50-60 milionë euro, duke përfshirë në bisedime edhe disa lojtarë. Gabriel, Zapata, Gustavo Gomez, Paletta, Poli, Kucka e Lapadula janë në listën e lojtarëve të panevojshëm te Milani, por Torino dëshiron mbrojtësin Davide Kalabria.

Te Milani po mendohen, duke hedhur sytë edhe nga Atalanta për anësorin që ka shpërthyer këtë sezon, Andrea Konti.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image