Milani i ri me trajnerin Ragnick në krye, zbulohet shifra e ulët e klubit për të shpenzuar në merkato

Ralf Rangnick do të konfirmohet të bashkohet me Milanin në fund të këtij sezoni, i gatshëm për të zëvendësuar Stefano Pioli në krye të klubit. Për kuqezinjtë, do të jetë një epokë e re e përqendruar në talentet e akademisë dhe idetë specifike.

Ralf Rangnick do ta nisë sezonin 2020-2021 në krye të pankinës së Milanit, ku do të zëvendësojë trajnerin aktual, Stefano Pioli. Rangnick-ut do t’i duhet të tregojë dhe aftësitë e tij si drejtues sportiv për të zgjedhur futbollistët e përshtatshëm për ekipin e tij të ardhshëm.

Siç raporton media kryesore italiane, Sport Italia, tashmë është mësuar se sa do të jetë shifra e vlefshme për trajnerin për t’i shpenzuar për merkaton e verës. Drejtuesit e klubit do t’i ofrojnë 75 milionë euro në total Rangnickut për të afruar lojtarët që dëshiron në skuadër.

Kjo shifër nuk është aspak e kënaqshme për teknikun e ri të Milanit, duke parë që tregu i shit-blerjes së lojtarëve është rritur shumë. Kujtojmë që Neymar u shit për vlerën 220 milionë euro, e cila në total është gati 3 herë më e lartë se buxheti total i Milanit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *