Milani i ri e nis nga Fabregas e Keita

0

Sezoni nuk ka përfunduar ende, por zyrtarizimi i kalimit të Milanit në duart e kinezit Jonghong Li ka bërë që të shpërthejë merkatoja, të paktën nëpër gazeta e internet.

Në Italia tashmë zbulojnë planet e Milanit për në verë dhe sipas Gazzetta dello Sport pronarët e rinj kinezë po mendojnë për disa blerje të mëdha, për të rikthyer entuziazmin në Milano dhe për të treguar sa seriozë janë.

Buxheti për merkaton do të jetë i konsiderueshëm, deri në 150 milionë euro, ndërsa dy janë objektivat e mëdhenj për momentin: Sesk Fabregas i Çelsit dhe Keita i Lacios kanë dhënë “OK” për transferimin në Milano, gjithnjë sipas Gazzetta-s.

Për këtë të fundit duhet gjetur marrëveshja edhe me Lacion, ndaj po ndiqen me interes edhe dy supertalente si Berardi (Sassuolo) e Bernardeski (Fiorentina).

Për sa i përket mbrojtjes, Kolashinac i Shalkes duket se ka gjetur marrëveshjen me Evertonin, ndërsa Milani është gati të rikthehet në sulm për argjentinasin Musakio të Vijarealit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image