Milani i jep “duart” Giampaolit, në stolin e kuqezinjve vjen një interist

Dilema për stolin e Milanit ka marrë fund, pasi drejtuesit e klubit vendosën t’a ndërpresin marrëdhënien me Giampaolin, i cili kishte kohë që rrezikonte shkarkimin. Shkak për këtë ishin rezultatet e dobëta që skuadra ka marrë këtë sezon të ri.

Ndërkohë në krye të pankinës së kuqezinjve do të vijë Stefano Pioli. Ky i fundit ka arritur marrëveshjen me klubin, me të cilët do të ketë një kontratë 2 vjeçare, ndërsa paga e tij vjetore do të jetë 1.5 milionë euro.

Megjithatë ky lajm nuk është përcjellë mirë mirë nga tifozët, nisur nga një deklaratë e trajnerit Pioli ku shprehej në kohën kur drejtonte Interin se ishte familjarisht mbështetës i skuadrës zikaltër. Me sa duket Milanin e përndjekin trajnerët që janë tifozë të kundërshtarëve të tyre më të mëdhenj, pasi edhe Giampaolo u përfol të ketë qenë tifoz i Interit në fëmijërinë e tij.

Ndërkohë, një tjetër emër i lidhur me stolin milanez ishte edhe Spaletti, i cili nuk mundi të mbyllte dot kontratën me zikaltërit./Sport Ekspres/