Milani i Gatuzos vijon marshimin, ëndrrat nuk kushtojnë

Milani vazhdon, pa zhurmë, ngjitjen në renditje dhe tashmë ka kapur në renditje pikërisht Sampdorian e vendit të gjashtë, rival të cilin e mundi sonte 1-0.

Një Milan që nuk përmend asnjë objektiv madhor, por që pak nga pak po ngjit shkallët dhe nis të shohë diçka më shumë se vendi i gjashtë, sepse pak më lart po vuajnë të gjithë, sidomos Interi, por edhe Lacios po i merren këmbët.

Fitorja ndaj Sampdorias tregoi një lojë edhe më të mirë se në ndeshjet e fundit dhe këtë vit Milani ka fituar 5 ndeshje kampionati, aq sa kishte fituar gjithë pjesën e parë të sezonit.

Vendosi një gol i bukur nga Bonaventura në pjesën e parë, me krahun e djathtë që funksiononte për mrekulli, por më parë Rodriguez humbi një 11-metërsh. U anulua edhe një gol i Bonuçit, por dukshëm pozicion jashtë loje, ndërsa Sampdoria kërkoi një penallti dhe në minutën e fundit të ndeshjes humbi një rast të pastër për të barazuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *