Milani i fiksuar me brazilianët, udhëton drejt Spanjës për objektivin e radhës

Malkom Oliveira erdhi me një bujë të madhe te Barcelona për mënyrën sesi iu hoq nga duart Romës, por kurrë nuk luajti një rol kryesor në Barcelonë.

Braziliani megjithëse është treguar efikas sa herë është futur në lojë nuk ka arritur të fitojë një vend në formacion para Kutinjos dhe Dembeles. Së fundmi braziliani kërkohet me ngulm nga Milani. Barcelona është e gatshme të plotësojë dëshirën e lojtarit për t’u larguar.

Kuqezinjtë kanë shfaqur një interes konkret për 22-vjeçarin e talentuar. Në ditët në vijim do të ketë një takim të drejtuesve të “Djallit” dhe agjentit të lojtarit. Barcelona e vlerëson Malkom të paktën 50 milionë euro, shifër që e shqetëson Milanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *