Milani i ardhshëm, një formacion me të paktën 6 përforcime

0

Milani është ende i gjashti, vend që e çon në Europa League, por realisht mendja është te sezoni i ardhshëm.

Pronari Jonghong Li kërkon të ndërtojë një skuadër shumë më cilësore se ajo aktuale dhe kualifikimi në Champions League nuk duhet vënë më në diskutim.

Tuttosport përmbledh planet e klubit kuqezi, që nisin nga trajneri Vinçenco Montela, i cili nuk do të preket, përtej spekulimeve.

Montela do të ketë në dispozicion një skuadër shumë më të kompletuar se tani dhe do të përdorë skemën 4-2-3-1, më e ekuilibruar se ajo 4-3-3, e përdorur këtë sezon.

Së pari, duhen larguar me çdo kusht lojtarët pa vlerë: Honda, Poli, Bertolaçi, Soza e disa mbrojtës. Edhe të rinj si Lokateli e Gustavo Gomez ndoshta kanë nevojë për një sezon në huazim, për t’u rritur. Baka do të nxirret në shitje, me shpresën e përfitimit të 25 milionë eurove.

Drejtori sportiv Mirabeli ka si objektiv 6 titullarë: Musakio në qendër të mbrojtjes, Rodriguez në të majtë e Kesié në mesfushë janë emrat që përfliten prej javësh.

Morata është ëndrra për sulmin, por do të blihet edhe një anësor ofensiv, me Keita Baldé të Lacios objektiv madhor, duke parë se Deulofeu me siguri do të kthehet te Barcelona.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here