Milani “heq qafe” edhe një të tepërt, qendërmbrojtësi shkon në Spanjë

Milani ka blerë lojtarë të shkëlqyer këtë verë, por tashmë i ka dalë përpara një problem madhor: lojtarët e sezonit të shkuar, ata që konsiderohen të panevojshëm, po bëjnë rezistencë dhe nuk duan të largohen. Ky është rasti i Paletës, për shembull, i cili ka ofertë serioze nga Torino, apo i Karlos Bakas, i cili kërkohet nga Marseja.

Megjithatë, më në fund sot Milani ka kompletuar një shitje, sepse Rodrigo Eli është transferuar tek Alaveshi në Spanjë (aty ku u huazua sezonin e fundit), raportojnë mediat në Itali.

Mbrojtësi brazilian, i cili i ka kushtuar shumë shtrenjtë Milanit dy vite më parë, për shkak të komisioneve pa fund që mori agjenti Mino Raiola, tashmë shkon tek Alavesh për 3 milionë euro, plus 30% të kartonit i mbetet Milanit, në rast rishitjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *