Milani hedh sytë nga Porto, okazion për yllin e kampionatit portugez

Trajneri i Milanit Xhenaro Gatuzo e ka bërë të qartë se ekipit të tij i mungon një sulmues krahu, për të kompletuar plotësisht “trinomin”, që tani ka pjesë të tij vetëm dyshen Suso-Piatek. Drejtuesi i lartë i “djallit”, Leonardo ka hedhur sytë drejt kampionatit francez e atij portugez për të zgjidhur këtë problem të ekipit të tij.

Krahas interesimit për sulmuesin anësor të Nicës, Alan Sent-Maksimin, një tjetër lojtar që i intereson Milanit është sulmuesi i Portos, Jasin Brahimi. Algjeriani është një ndër lojtarët më të mirë të skuadrës kampione në fuqi dhe një detaj më i rëndësishëm i këtij transferimi është se mund të kryhet me kosto 0.

Kontrata e Brahimit me Porton mbaron në fund të këtij sezoni dhe drejtuesve të Milanit u mjafton vetëm të bindin 28-vjeçarin. Një transferim me kosto 0 i leverdis shumë ekipit të Gatuzos, duke marrë parasysh bilancet e rënduara të skuadrës dhe raportin e keq të klubit me UEFA-n, që gjashtë muaj më parë vendosi t’i pezulloi nga kompeticionet europiane për shkak të thyerjeve të rregullave të “Financial Fair-Play”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *