Milani “harron” Ibrën, objektivi i ri është në Spanjë

Milani është një ndër klubet që është përfolur më së shumti në këtë prag merkatoje. Kuqezinjtë, të cilët kanë pësuar edhe shumë dëmtime në kontigjentin e tyre, do të provojnë të përforcohen dhe siç thuhet gjasat janë që të merret nga një lojtar për çdo repart.

Ditët e fundit u zyrtarizua se, Ibrahimoviç do të vazhdojë karrierën e tij në Amerikë dhe në këtë mënyrë drejtuesit e Milanit, do t’i përqendrojnë kërkimet e tyre diku tjetër tashmë. Sipas raportimeve të fundit, nga “Marca”, thuhet se kuqezinjtë po përgatisin një sulm për Luis Muriel. Kolumbiani, i cili aktivizohet te Sevija, nuk ka gjetur hapësira këtë sezon, teksa Andre Silva dhe Ben Jeder, shihen si zgjedhje të para.

Kështu, 27-vjeçari mund të transferohet në Milano në formulën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit për 12 milionë euro. Kujtojmë, Luis Muriel u ble nga klubi andaluzian për shumën e 22 milionë eurove nga ekipi i Sampdorias. Me fanellën e spanjollëve, kolumbiani ka shënuar 8 gola në 35 ndeshje në La Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *