Milani godet në merkato, gjen akordin me yllin e Bundesligës!

0

Milani duket se ka nisur të lëvizë me shpejtësi në merkato dhe pasi ka siguruar shërbimet e mesfushorit Rade Kruniç, ka gati goditjen e madhe.

Bëhet fjalë për Andrej Kramariç, me të cilin kuqezinjtë kanë gjetur marrëveshjen. Sipas raportimeve në mediat italiane, kroati ka rënë dakord me drejtuesit e “Djallit”, ku rol të rëndësishëm ka luajtur padyshim Boban.

Tashmë, duhet të gjendet akordi edhe me Hofenhajmin dhe gjithçka do të mbyllet. Gjermanët kërkojnë 30 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin, shifër që Milani duket se është e gatshme ta paguajë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.