Milani gjen zgjidhjen për mbrojtjen, “hedh grepin” në Mançester

Milani mori mbrëmjen e kaluar fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe heroi i kuqezinjve ishte kapiteni, Alesio Romanjoli. Gjithsesi, pavarësisht se goli erdhi nga një mbrojtës, prapavija kuqezi nuk po kalon një moment të mirë, kjo dhe për shkak të disa dëmtimeve.

Matia Kaldara, i cili u transferua me mjaft bujë në merkaton e verës, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerin Gatuzo të paktën deri në fund të muajit janar, si pasojë e një dëmtimi. Mbrëmjen e kaluar Milani luajti me Kristian Zapatën si titullar, i cili ka shumë vite mbi shpinë. Të gjitha këto arsye bëjnë që drejtuesit e “djallit” të mendojnë për një përforcim në merkaton e janarit.

Sipas asaj që raporton gjiganti “ESPN”, Milan ka filluar të mendojë për Erik Bajlin dhe shumë shpejt mund të ketë bisedime me skuadrën e Mançester Junajtid. Bejli nuk po kalon një moment të mirë, pasi është kthyer në një lojtar stoli, me Murinjon, i cili nuk ka më besim tek afrikani. Një ide që mund të ketë konkretizim në janar, pasi të gjitha palët mund të përfitonin nga ky transferim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *