Milani fiton derbin e parë pas 4 vitesh, titullar edhe talentet shqiptare

U luajt sot derbi Inter-Milan për të rinj, sfidë që vlen sa një sezon, edhe pse vetëm në rang të rinjsh dhe nuk ka nisur ende faza play-off. Interi kryesues kërkonte të shkëputej më tej në krye, por triumfoi 2-1 Milani, që nuk e fitonte derbin prej vitin 2014.

Në minutën e 30-të kuqezinjtë kaluan në avantazh, ndërsa në fundin e takimit emocionet ishin të mëdha, sepse në minutën e 91-të Interi barazoi, por dy minuta më vonë Milani siguroi fitoren falë një autogoli nga Betela.

Titullar te Milani ishte edhe Ismet Sinani, sulmuesi shqiptar, i cili u zëvendësua në minutën e 67-të, ndërkohë që për kuqezinjtë 81 minuta luajti mesfushori origjinë shqiptare, por pjesë e kombëtares kroate U-17, Emir Murati. Në krahun tjetër, titullar tek Interi ishte mesfushori Armand Rada, i cili nuk shkëlqeu në 75 minutat që qëndroi në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *