Milani është gjallë, Atalanta në grupet e Europa League

0

Atalanta ka barazuar sot 1-1 me Milanin dhe ka dy lajme brenda: kuqezinjtë qenkan gjallë dhe duket se do të shkojnë në Europa League, por ndërkohë aty është tashmë zyrtarisht në grupe Atalanta.

Bergamaskët kanë kurorëzuar një sezon ëndrrash, gjithnjë në vendet e para, me një lojë fantastike, që i ka shpërblyer.

Talenti Konti shënoi në fund të pjesës së parë dhe u duk mbrëmja e radhës e errët për Milanin.

Megjithatë, në fundin e takimit Deulofeu, në pozicion jashtë loje, shënoi golin e barazimit, që mban Milanin të gjashtin dhe ndoshta e çon në Europa League. Ndoshta…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here