Milani e zyrtarizon, Sinani huazohet sërish në Serie C

0

Ismet Sinani është rritur te moshat e Milanit dhe ëndrra e tij e madhe është që të luajë një ditë në San Siro me bluzën kuqezi mbi supe.

Sulmuesi 20-vjeçar la primaverat e Milanit verën e kaluar për t’u huazuar te Juve Stabia e Serie C. Aventura me “grerëzat” nuk shkoi mirë, pasi i riu dardan (është grumbulluar, por nuk ka debutuar akoma me Kosovën U21) u aktivizua vetëm 146 minuta.

Sinani është huazuar sërish, kësaj radhe me të drejtë blerje në fund të sezonit. Lojtari shqiptar do të aktivizohet sezonin e ri me Sikula Leonzio, ekip që garon në grupin C të divizionit të tretë të futbollit italian.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.