Milani e rinis nga faktori… “B”

0

Pas Silvio Berluskonit, tashmë edhe Mister Bee (Bi Taeçaubol) bëhet pjesë e klubit kuqezi, për një epoke të re: akord detyrues për 48% me vlerën e 485 mln eurove. Manjati tajlandez: “Kthejmë Milanin në majën e botës”

 

Shtrëngimi i duarve ka ardhur, ashtu si edhe firma mbi akordin e detyruar, që praktikisht është sinjali që 485 mln eurot e famshme për 48% të Milanit do të transferohen brenda disa kohësh në llogarinë bankare të Fininvest, shoqëria në pronësi të familjes Berluskoni që zotëron aksionet e Milanit. Dje, në vilën private të Berluskonit në Sardenjë, gjithçka është zgjidhur si mos më miri dhe do të nisë zyrtarisht një epokë e re për kuqezinjtë, që kanë kaluar ditë vërtet të vështira. Menjëherë pas firmës, Bi Taeçaubol, ka folur për mikrofonat e “Premium Sport” për paktin detyrues të firmosur me Berluskonin.

Ja një pjesë e asaj që ai ka thënë:

“Gjithçka shkoi mirë dhe kemi firmosur një akord që i jep mundësi investitorëve tanë që të nisin të punojnë shumë shpejt për klubin. Presidenti Berluskoni është një person i madh dhe shumë ambicioz. Jemi dakord, duam të rrisim Milanin edhe më shumë në të gjithë botën. Tani duhet të sistemojmë disa aspekte burokratike dhe më pas do të jemi gati që të punojmë bashkë. A do të më shihni më shpesh në “San Siro” si tifoz me presidentin Berluskoni përkrah? Po, mezi po pres. Në të kaluarën kam qenë këtu për të përgatitur përfundimin e kësaj tratative. Por, tani do të jetë ndryshe. Do të më shihni më shpesh, por kam qenë gjithmonë tifoz me Milanin. Do të fitojmë bashkë, natyrisht”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here