Milani e Napoli përplasen në merkato, kërkojnë “xhevahirin” e Atalantës

Atalanta është padyshim një ndër ekipet më interesant në Serie A. Me një trajner ekspert si Gasperini dhe lojtarë të rinj dhe me eskperiencë të ndërthurur së bashku, grupi i bergamaskëve është për t’u pasur zili.

Për këtë arsye, Atalanta është edhe një ndër ekipet që ka më shumë kërkesa për sa i përket lojtarëve. Robin Gosens është një ndër më të spikaturit e kohëve të fundit. Mbrojtësi i majtë, i cili mund të luajë dhe si mesfushor, është një pikë kyçe për formacionin e Gaseperinit.

Robin Gosens

Paraqitjet e tij të mira, kanë bërë që ekipe të mëdha të vihen në radhë për të. Siç raportohet nga mediat italiane, interes konkret duket se ka shfaqur Milani, ku Leonardo duket se ka nisur kontaktet me drejtuesit nga Bergamo.

Gjithsesi, kuqezinjtë nuk janë të qetë, pasi edhe Napoli thuhet t’i jetë bashkuar garës. Kujtojmë, Atalanta e ka blerë lojtarin gjerman dy vite më parë, nga Heraklesi për vetëm 900 mijë euro. Tashmë, bergamaskët, pritet ta shesin së paku 15 milionë euro 24-vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *