Milani e ka si blerjen më të mirë, në Itali: Do të ishte turp, rrezikon “të digjet në stol”

Një nga transferimet më të mira që ekipi i Milanit ka bërë këtë verë, ishte edhe ai i sulmuesi portugez, Rafael Leao. Pasi realizoi 8 gola në “Ligue 1” ndaj Lile me një sezon të shkëlqyer, te kuqezinjtë kjo ishte blerja më e bujshme në  merkaton e verës. Fillimisht portugezi i përshtatej skemës së menduar nga Giampaolo, pasi me 4-3-1-2, do të gjente vendin si mbështetës i Piatekut.

Por tashmë Leao do të kthehet të qëndrojë në stol, pas ardhjes së Ante Rebiç në formën e huazimit, pasi u shkëmbye me Silvën. Skema e trajnerit të Milanit ka ndryshuar për t’u kthyer në 4-3-3, ndërsa në krahun tjetër do të sulmit do të gjendet Suso. “Calciomercato” shkon më tej duke thënë se pavarësisht justifikimeve të trajnerit që do të dalin në ditët e ardhshme, Leo u transferua me një plan tjetër, që nuk do të jetë ai që do të përdoret për këtë kampionat.

Në kushte të tilla, Leao do të kalojë shumë kohë në stol dhe do të ketë shumë pak mundësi për të zëvendësuar Piatek. Një transferim që u mor me bujë, por me shumë mundësi, do të “digjet në stol” dhe kjo është e turpshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *