Milani drejt derbit: kapiteni gati për sfidën, Kaldara jashtë

Lajme të mira për Xhenaro Gatuzon në prag të derbit me Interin. Kuqezinjtë i gëzohen rikuperimeve të Alesio Romanjolit dhe Patrik Krutones. Gjatë javës së kaluar, dy lojtarët u kthyen me probleme fizike nga grumbulli në Koverçano, por duken plotësisht të rikuperuar dje nisën stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit.

Sipas gjasave sulmuesi do ta nisë ndeshjen nga stoli, gati për të hyrë në lojë me grintën e zakonshme që e karakterizon, ndërsa kapiteni Romanjoli është gati që të marrë vendin e tij në qendër të mbrojtjes. Përkrah tij do të luajë sërish Mateo Musakio.

Lajmi tjetër i ditës te kuqezinjtë është rikthimi në grup i Matia Kaldaras, i cili megjithatë nuk do të jetë plotësisht i rikuperuar pas problemeve fizike, që e kanë ngadalësuar në këtë fillim të sezonit. Gatuzo ka shumë besim te ish-lojtari i Atalantës, por do të presë ta ketë në dispozicion në gjendjen më të mirë, përpara se ta përfshijë në mekanizmat e Milanit. Për derbin është më mirë të mos rrezikohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *