Milani do sulmues, Gatuzo ka vetëm një dëshirë

Verën e shkuar Milani tentoi gjatë të blinte një sulmues të nivelit shumë të lartë, por edhe ose ofroi deri në 80 milionë euro për lojtarë të ve atë, në fund u dorëzua dhe u detyrua të kënaqej me Andre Silvën dhe kroatin Kaliniç. Të dy bashkë kushtuan goxha, rreth 60 milionë euro, por këtë sezon të dy kanë dështuar, aq sa liderin në sulm e ka bërë i riu Kutrone.

Për sezonin e ardhshëm trajneri Xhenaro Gatuzo kërkon patjetër një sulmues të vërtetë, që të bazojnë skemat e tij dhe të ketë garancinë e të paktën 20 golave në sezon.

Emri i preferuar i Gatuzos është Beloti, fiksimi i Milanit që verën e shkuar, por që nuk u arrit dot për shkak të çmimit prej 100 milionë eurosh vendosur nga Torino, çmim jashtë realiteti.

Beloti e kishte me shume qejf kalimin te Milani dhe me shumë gjasa do të dalë hapur me kërkesën e tij për t’u veshur kuqezi. Sezoni i tij ka qenë negativ, vetëm 9 gola në kampionat, por ka pasur dhe dëmtime dhe me shumë gjasa i duhen stimuj të rinj.

Çmimi do të ketë pësuar ulje pas një sezoni larg atij paraardhës dhe Torino e ka të qartë që asnjë klub i huaj nuk do të bëjë çmenduri, ndaj Milani ka shanse të mëdha suksesi.

Problemi kryesor? Është UEFA pengesa më e madhe për klubin kuqezi, sepse në fund të majit pritet vendimi për Milanin dhe nëse dënohet me bllokim merkatoje apo detyrim për të arkëtuar dhjetëra milionë euro, atëherë do të detyrohet të shesë, por pa blerë askënd me shifra të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *