Milani çon Bertolaçin te Xhenoa, por Lapadula…

0

Tani është zyrtare: Andrea Bertolaçi transferohet nga Milani te Xhenoa dhe lajmin e ka dhënë klubi gjenovez, që e ka marrë mesfushorin 26-vjeçar në huazim për një vit.

Bertolaçi, 5 ndeshje me kombëtaren, kthehet aty ku shkëlqeu në periudhën 2012-2015, duke luajtur 88 ndeshje e shënuar 12 gola.

Mesfushori do të mundohet të rigjejë shkëlqimin që kishte në Xhenova dhe Milani shpreson të njëjtën gjë, pasi një sezon i mirë në Liguria do të bënte që Bertolaçi të shitej dhe të rikuperohej një pjesë e madhe e 20 milionëve të paguara për të.

Ndërkaq, ka probleme për transferimin e sulmuesit Xhanluka Lapadula nga Milani te Xhenoa. Sulmuesi pritej në grumbullimin e Xhenoas, por kanë lindur probleme që ende nuk janë të qarta, ndaj nuk dihet a do të kompletohet transferimi.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image