Milani çmendej për të, talenti francez zgjedh Premier Ligën

Është zyrtare: Alan Seint-Maksinim është lojtari më i ri i Njukasëll Junajtid. Sulmuesi francez ka gjetur akordin me klubin anglez dhe duket gati për aventurën e re. 22-vjeçari i ka kushtuar Njukasëllit plot 16 milionë sterlina, plus 4 milionë në bonuse.
Seint-Maksinim kërkohej me ngulm nga Milani gjatë muajit janar, por kuqezinjtë nuk ia dolën të bindën klubin e Nisës. Por këtë merkato vere, drejtuesit e klubit francez arritën ta shesin lojtarin e tyre për shumën që dëshironin, që ishte 20 milionë.

Seint-Maksinim do të mbajë të veshur fanellën me numrin 10 te Njukasëll, do të firmosë për gjashtë sezone dhe do të jetë pika e referimit në sulmin e ekipit anglez. Sezonin e shkuar, Maksinim shënoi 6 gola në 34 ndeshje në Ligue 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *