Milani blindon të ardhmen, rinovon Kutrone

E ardhmja e Milanit nis nga Patrik Kutrone, sepse klubi kuqezi ka gjetur marrëveshjen për rinovimin e kontratës të sulmuesit të talentuar. Tashmë zbulimi i sezonit në Serinë A do të firmosë deri në vitin 2023, duke zgjatur më dy vite kontratën aktuale.

Natyrisht, edhe paga do të shtohet dukshëm, sepse Kutrone është një ndër lojtarët më pozitivë të Milanit këtë sezon, aq sa ka fituar vendin e titullarit, edhe pse e nisi sezonin si sulmuesi u fundit në listë dhe parashikohej huazimi diku, për ta lejuar të fitonte eksperiencë.

Golat në Europa League habiten të gjithë dhe Milani e konfirmoi, por askush nuk e mendonte se Kutrone do linte pas Andre Silvën dhe Kaliniçin.

Zyrtarizimi i rinovimit do të bëhet kur Kutrone të kthehet nga ndeshjet më Italinë, kundër Argjentinës dhe Anglisë, ndërsa në kontratë nuk do të vendoset klauzolë për prishjen e saj.

Kutrone është produkt i Milanit dhe ka shënuar 15 gola këtë sezon, 7 prej të cilëve në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *