Milani bën konfuz edhe Boban, i pakuptimtë në deklaratë: Turpëruese, nuk janë Krishtlindje të bukura

Ndryshimet e shumta në stol nuk kanë sjellë përmirësime te Milani, që këtë herë ka marrë një humbje turpëruese nga Atalanta me rezultatin 5-0. Një humbje e tillë ka lënë një shije të hidhur te të gjithë tifozët e Milanit, ndërsa nga zhgënjimi nuk ka shpëtuar as Boban.

Ish-futbollisti i kuqezinjve, që tashmë ka rol drejtues në këtë klub, ka reaguar në një mënyrë paksa kontradiktore pas kësaj përballjeje. Nga njëra anë shprehet tejet i zhgënjyer nga rezultati, për të cilin thotë se duhet ta bëjë Milanin të zgjohet e të reagojë, por nga ana tjetër thekson se është shumë i kënaqur me punën e trajnerit Pioli.

“Është turpëruese: ky nuk mund të jetë Milani. Nuk mendojmë se Milani i Berluskonit  mund të ribëhet për 1 vit apo 6 mua, por duhet të ketë përmirësime. Ka pasur në këto dy muajt e fundit dhe humbja e sotme është një zhgënjim i keq. Duhet të zgjohemi e të reagojmë. Nuk do të ketë Krishtlindje të bukura. Është e drejtë të jemi të mërzitur dhe konfuzë. Pioli? Jemi super të kënaqur me të dhe me mënyrn se si ai po punon, nuk ka dyshime për këtë gjë”, ka deklaruar Zvonimir Boban./Sport Ekspres/