Milani “all in”, oferta zyrtare për Morata dhe Obamejang!

Milani ka dalë në sulm! Përveç Belotit të Torinos, sipas “Cope” dhe “Bild” mbrëmjen e sotme, ndërsa në Kinë është mëngjes, kanë ardhur ofertat zyrtare për sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata dhe atë të Dortmundit, Obamejang.

Të dy ofertat janë refuzuar, për momentin. Për spanjollin, oferta kuqezi është 75 milionë euro dhe 10 të tjera bonus, por Reali kërkon 90 milionë euro, aq sa është vendosur edhe çmimi i kartonit. Ndërkohë, Dortmundi gjithashtu dëshiron 70 milionë euro.

Sa i përket Belotit, oferta kuqezi është 50 mln euro dhe kartonat e Niangut dhe Paletës, me Lokatelin në huazim dy vjeçar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *