Milan mediokër, lamtumirë Europë

0

Në letër ndeshja më e lehtë e mundshme, në realitet një makth i vërtetë. Milani është ndalur sot te barazimi 1-1 në Peskara, rezultat që përkthehet: Lamtumirë ëndrra Europë!

Kuqezinjtë favorizoheshin nga kalendari, por duket se e kishin të sigurt fitoren në mendje, sepse impenjimi në “Adriatico” ishte minimal.

Peskara shënoi e para falë një gafe të Donarumës, i cili nuk arriti të ndalte një pasim nga Paleta, në minutën e 12-të.

Pashaliç gjeti barazimin në minutën e 41-të, por edhe në pjesën e dytë ritmi i lojës nuk ndryshoi, me Peskarën që shpesh rrezikonte të shënonte dhe Milanin që vetëm në fund u kujtua që minutat po iknin.

Një shtyllë dhe disa rreziqe, por asgjë më tepër për skuadrën e drejtuar nga Montela, që tashmë shkon -4 nga vendi i pestë dhe thuajse del nga gara për një vend në Europa League, sepse nëse nuk fiton ndaj Peskaras, zor se e bën ndaj ndonjë rivali direkt.

Ndërkaq, Atalanta e Etrit Berishës dhuron spektakël, duke fituar 5-0 në Xhenoa (3 gola Papu Gomez) dhe duke i treguar Milanit si shkohet në Europë.

Image may contain: one or more people and text

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image