Milan, mbërrijnë 10 mln eurot nga Shangai, ja dosja anti-UEFA!

Duhet të mbërrinte ditën e djeshme bono e 10 milionë eurove nga ana e presidentit të Milanit, Jonghong Li, i pari këst i rritjes së kapitalit kërkuar në këshillin administrativ të fundit të zhvilluar në selinë kuqezi, nga aksionerët e vegjël.

Por, sipas asaj që njofton “Ansa” dhe “Milanneës”, për çështje teknike, paratë do të jenë të dukshme në llogari, vetëm orët në vazhdim: paratë shërbejnë për të shmangur ndërhyrjen e Elliott dhe edhe këtë herë, sips asaj që buron nga klubi kuqezi, duhet konsideruar i kaluar pengesa e rritjes së kapitalit. Nëse nuk do të kishte respektuar kohët, atëherë Li do të përballej me një pasojë të madhe, teksa Elliott do të ndërhynte duke paguar këto 10 mln euro dhe duke fituar më shumë terren në mbarëvajtjen e klubit. Kujtojmë që Elliott ka dhënë borxh 303 mln euro për blerjen e klubit. Tani, aksionari në mazhorancë duhet të japë edhe 30 mln euro të tjera deri në fund të muajit qershor.
Sakaq, risi sa i përket dosierit anti-UEFA, pra të sanksionit të rëndë për të mos i akorduar “Seattlement Agreement” dhe kërkesës për ta përjashtuar nga kupat e Europës. Ai që sqaron është gazetari Karlo Festa i “Il Sole 24 Ore”, i cili ka publikuar këto azhurnime.

“Shpresa e Milanit është e gjitha e mbledhur në një dosje prej 20 faqesh dhe që është dërguar në Nion, në pritje të verdiktit të Dhomës Gjykuese CFCB (në temëne shkeljes së normave të FFP). Dosja përpiqet të vendosë gishtin te garancia për Milanin dhe vijushmëria e shoqërisë: në fakt, mbështetja e Elliott mbetet edhe në rast se Jonghong Li largohet. E vërteta është që dhoma e hetimit të organit të kontrollit financiar për klube, duket se ka marrë vendim “politik”: të përjashtojë Milanin nga kupat për misteret e shumta që rrethojnë blerësin kinez.

Pra, nuk duket se ka marrë në konsideratë të gjithë elementët e tjerë që mund të jenë në favor të Milanit. Bono prej 10 mln eurosh vjen nga aksi Shangai-Luksemburg, por nuk do të thotë se janë hapur “rubinetat” në Kinë. Aspak! Megjithatë, ka një fije shprese në dhomën e gjykimit. Në fakt, pjestarët e kontrollit kanë marrë vendime më shumë politike se sa ligjore-financiare. Në të kundërt, dhoma gjykuese e përbërë nga ish-gjykatës, disa nga Gjykata e Bashkimit Europian, kanë vepruar ndryshe. Pra, vendimi i tyre mund të jetë më teknik në krahasim me atë të kontrollit hetimor. Ja pse Milani ka një shans për të marrë pjesë në Kupat e Europës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *