Milan i shëmtuar, në Athinë vjen një tjetër zhgënjim!

0

Një Milan i shëmtuar nuk shkon më shumë se sa 0-0 në fushën e AEK Athinës. Një paraqitje për t’u harruar për kuqezinjtë, që e mbyllin pjesën e parë pa goditur në portën kundërshtare (vetëm një tentativë e Bonuçit, mes më të mirëve). Skuadra e Montelës në pjesën e dytë e nis më mirë, i afrohet golit me anë të Montolivos (goditi shtyllën), por më pas shuhet sërish, duke luajtur nën ritëm.

Kufinj loje për Milanin: manovër e ngadaltë dhe e parashikueshme, zero ide, skuadra e gjtaë, shumë e shpërqëndruar. Diskutimi kualifikim mbetet i hapur: pozicioni i Montelës në dyshim. Sakaq, po në këtë grup, evidentohet edhe humbja e thellë e Rijekës në Kroaci, me plot katër gola nga Austria e Vjenës, që shkon 4 pikë, duke lënë në vend të fundit ekipit kroat. Ndeshja e radhës, për Milanin, do të jetë përballë Rijekës, në Kroaci.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image