Mikel Canka rikthehet te Lushnja

0

 

Ajo që mund të quhet si e veçanta për ekipin verdhjeshil, ka qenë prania në seancën e djeshme stërvitore, e sulmuesit të mirënjohur Mikel Canka, i cili duket se do të luajë me lagunarët, pasi e ka “ndarë” mendjen. Në vrapimet me metrazhe të gjata Bano i ka ndarë futbollistët në dy grupe. Në njërin grup bënin pjesë futbollistët titullarë, kurse në tjetrin futbollistët e rinj që nuk kanë qenë pjesë e formacionit në gjysmën e parë të sezonit. Natyrisht, “bomberi” Canka i është bashkangjitur grupit të  titullarëve duke lënë të kuptohet se rikthimi i tij ke Lushnja tashmë është një fakt i kryer i cili pret vetëm firmosjen e kontratës për t’u qujatur edhe me “vulë” i Lushnjës.

Ashtu siç është bërë e ditur Canka është lënë i lirë nga klubi fqinj i Apolonisë, ku “bomberi” lushnjar u aktivizua në fazën e parë. Ky fakt e ka bërë më të lehtë kalimin e Cankës te Lushnja. Për “Sport Ekspres”, Mikel Canka, ka pohuar se i është bashkangjitur Lushnjës, pas kërkesës së stafit teknik pa mohuar edhe dëshirën e tijë për të kontribuar për fanellën e ekipit të tijë të zëmrës. Duke pasur parasysh edhe faktin se Lushnja më shumë në gjysmën e parë të kampionatit ka çaluar në repartin ofensiv, afrimi i një kualiteti dhe nuhatësi të talentuar golash si Mikel Canka për ekipin verdhejeshil është më shumë se një domosdoshmëri. Gjithmonë, sipas pohimit të Cankës, drejtuesit zyrtar të klubit verdhjeshil kanë biseduar “kokë më kokë” me sulmuesin për të dëgjuar kërkesat e tijë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.