Mihani: Nuk ka ndeshje të lehta për Besën, duam Superioren

Këtë javë Besa luan në transfertë me Orikun, një sfidë ku kavajasit do të kërkojnë fitoren për të ngushtuar sërish në tre pikë diferencën me Bylisin kryesues. Meglid Mihani, kapiteni i verdhezinjve, e vlerëson si mjaft të vështirë këtë transfertë dhe kjo për shkak se ekipi kundërshtar ka në përbërje  lojtarë cilësorë.

“Nuk ka ndeshje të lehta për Besën në këtë fazë të tretë. Të gjitha skuadrat që luajnë në Play-off janë të denja,  kështu që edhe transferta në Orikum do të jetë e vështirë për ne. Gjithsesi asnjëherë nuk shkojmë të dorëzuar. Vetëm tri pikët janë synimi kryesor, për t’iu afruar më shumë Bylisit”, u shpreh Mihani për SportEkspres.com.

Mesfushori qendror është i qartë sa i takon objektivit që Besa ka këtë sezon: “Jo vetëm se Besa është një emër i madh në futbollin shqiptar, por edhe për vlerësimin e garës, ne do të luajmë më seriozitet deri në fund. Objektivi ynë kryesor është Superiorja”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *