Mihana fiton zemrat e kroatëve, Apolonia pret ofertën

0

Redon Mihana e ka lënë plotësisht pas dëmtimin e pësuar gjatë verës dhe diçka të tillë po e tregon në Kroaci, ku sulmuesi po kryen edhe një provë të skuadra e Hajdukut të Splitit. Dëshira e lojtarit është e madhe për të luajtur jashtë vendit dhe po bën maksimumin që të bindë stafin e kroatëve.

Deri më tani gjërat po shkojnë mirë, pasi sulmuesi i Apolonisë po spikat dhe e ka tërhequr vëmendjen. Nga ajo çka raportohet, Hajduku është bindur për cilësitë e tij dhe synon që ta marrë në ekip të riun kurbinas që në janar.

Sigurisht që për këtë duhet të gjejë marrëveshjen me Apoloninë, klub më të cilin Mihana ka kontratë afatgjatë. Nuk ka ende shifër se për sa fierakët heqin dorë nga sulmuesi. Për të mësuar më tepër do duhej oferta zyrtare, që në fakt në zyrat e Apoloninë ende nuk ka shkuar.

Sulmuesi, i cili në fund të korrikut mbush 20 vjeç, u rikthye të luajë në dhjetor me Apoloninë. Ai u kushtëzua prej një dëmtimi të pësuar në gju. Operacioni në menisk e la për disa muaj larg futbollit, por Mihana nuk dorëzohet dhe po mundohet të tregojë sa vlen edhe jashtë vendit.

Nëntë golat e shënuar vjet më fanellën e Apolonisë nuk kanë qenë një rastësi dhe këtë sulmuesi i ri po mundohet ta tregojë edhe në provën me Hajdukun e Splitit. Edhe në Shqipëri interesimi nuk ka munguar, kryesisht nga ekipe të Superiores.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.