Ndihmëstrajneri Mihajloviç: Kundër Skënderbeut kam vetëm gjysmën e skuadrës

Në keto dy javë të mbetura të kampionatit, skuadra e Luftëtarit do të drejtohet nga trajneri i portierëve, Jovan Mihajloviç. Boshnjaku 58-vjeçar, ka folur para sfidës kundër Skënderbeut në transfertë për RTSH Sport, ku u shpreh:

“Kam patur një bashkëpunim shumë të mirë me Ahmatajn, nuk kam pasur asnjë problem me të. Unë bëja punën time si trajner i portierëve. E ardhmja ime? Nuk mund të them asgjë, në dorë e ka presidenca. Të gjithë e dimë se mbijetesa është siguruar, por ne jemi profesionistë dhe duhet të respektojmë kampionatin. Duhet të bëjmë figurë të mirë për dy ndeshejt e mbetura.

Do të bëjmë më të mirën për të marrë rezultat pozitiv në Korçë. Atje do të shkojmë me gjysmën e skuadrës, pasi kemi shumë dëmtime, por kjo nuk do të thotë që nuk do të japim maksimumin në fushën e lojës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *