Mihajloviç jashtë “orbite”: Nuk e di kush është Ana Franku

Për ndonjë adoleshent, apo dikë që nuk ka lexuar kurrë e nuk informohet, edhe pranohet, por që një trajner 48-vjeçar si Sinisa Mihajloviç, që ka shëtitur Europën, të thotë që nuk e njeh Ana Frankun, kjo është e tepërt.

Në fakt, trajneri serb i Torinos ka luajtur me Romën dhe me Lacion, por është lacial. Ndaj nuk ka preferuar të bëhet pjesë e debatit të jashtëzakonshëm që ka plasur në Itali, pas zbulimit të fotomontazheve të Ana Frankut, një ndër viktimat më të njohura të holokaustit nazist, me fanellën e Romës veshur, vendosur në brendësi të stadiumit “Olimpico” në Romë nga tifozët ultras të Lacios.

“Nuk e di kush është Ana Frank. Nuk i kam lexuar gazetat, nuk flas dot për këtë çështje, kërkoj ndjesë, por jam injorant për këtë temë”, justifikimi i Mihajloviçit, i cili ka zgjedhur justifikimin më qesharak për të mos dalë kundër tifozëve të Lacios, që këtë radhë e kanë tepruar, edhe pse njihen për pikëpamjet e tyre fashiste, për të mos thënë naziste. Sa për kujtesë, Mihajloviç është i famshëm edhe pë fraza të tipit: “Arkani shkoi në Kroaci për të mbrojtur serbët, Kosova është Serbi dhe pavarësia nuk është e drejtë”. Domethënë historinë e njeh, por sipas mendjes së tij…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *