Mihaj pëson frakturë, Panuçi i jep sulmues Shpresave

0

Enea Mihaj humb ndeshjen me Izraelin, ndërkohë që klubi grek i Panaitolikos do të duhet ta presë disa javë deri në rikuperimin e plotë qendërmbrojtësin. Në ndeshjen me Jordaninë ai u dëmtua në minutat e para dhe FSHF njofton se ka pësuar thyerje të peronit.

Mbrojtësi Enea Mihaj, duke dalë nga fusha i dëmtuar

Trajneri Panuçi i bën llogaritë pa mbrojtësin, por jo vetëm ai nuk do të jetë me kuqezinjtë në Izrael. Xhakomo Vrioni, sulmuesi i Venecias, është rikthyer te kombëtarja U21. Në miqësoren e djeshme nuk pati minuta për të.

Kështu ai do të ndihmojë Shqipërinë U21 për ndeshjen kundër Spanjës, që luhet sot prej orës 19:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Lajm i mirë për Bushin, i cili do ketë një lojtarë me vlera në dispozicion nën urdhra.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.