Mihaj firmos sot, gati të nisë “epokën” e re

Enea Mihaj do të nisë një aventurë të re, por do të mbetet në kampionatin grek. Mbrojtësi qendror e mbyll me Panaitolikos, ku është aktivizuar rregullisht si titullar dhe ka spikatur. Kalimi te PAOK-u shikohet si pozitiv, pasi bëhet fjalë për kampionët në fuqi Greqisë.

Gazzetta.gr raporton se sot Mihaj do të jetë në Selanik dhe do të kryejë vizitat mjekësore. Me t’i kaluar ato do të paraqitet në zyrat e PAOK-ut dhe aty pritet të nënshkruajë një kontratë që do e lidhë me bardhezinjtë për katër vite.

PAOK-u nesër do të zbresë në fushë dhe Mihaj pritet të zhvillojë seancën e parë stërvitore. Mbrojtësi do të kërkojë të tregojë vlerat e tij me klubin e ri, që i ka besuar dhe ka paguar për kartonin e tij te Panaitolikos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *