Migen Memelli e ka siguri: Nëse Kumbulla do të ishte belg apo holandez, vlente 50-70 milionë euro

Paraqitjet e Marash Kumbullës janë të jashtëzakonshme me Veronën, ndërsa qershia mbi tortë për vlerësimet e mëdha erdhi ndaj Juventusit. Goli i anulluar dhe penalltia e fituar ndaj Bonuçit, e kanë kthyer mbrojtësin kuqezi në njeriun e ndeshjes, nisur këtu edhe nga ndalesat që i ka bërë sulmuesve bardhezinjë.

Ndërkohë Migen Memelli e ka siguri se nëse ky futbollist do të kishte një pasaport tjetër, atëherë do të kishte një vlerë shumë herë më të madhe. Të paktën, kështu shprehet në emisionin e “Zona Gol”:

“Për Kumbullën mund të them se janë në garë dy ekipet e një qytet, Manchester City dhe Manchester United. Por për mendimin tim personal, do të qendrojë në Itali. Sa i përket vlerës së çmimit, jam i sigurt se nëse nuk do të kishte pasaport shqiptare, por holandeze apo belge, sot do vlente 50-70 milionë euro. Kaq do të ishte vlera për të, ndërsa Rrahmani ka për ta kaluar pasi ka vitet në favor”, ka thënë Memelli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *