Mido humbet 37 kilogramë: Egjipt, më merr në Botëror!

E mbani mend sulmuesin egjiptian Mido? Në fillim të viteve 2000 ishte ndër lojtarët më të kërkuar në treg dhe mjafton të thuhet që Ajaksi e preferoi para Zllatan Ibrahimoviçit, për të kuptuar nivelin e tij.

Në vitin 2013 Mido e la futbollin dhe ka shijuar jetën, në një kohë që studion për trajner.

Në pak vite Mido u shendosh jashtë mase, por me sa duket talljet e njerëzve me peshën e tij e kanë prekur në sedër dhe në pak muaj ka humbur 37 kilogramë.

“Kam humbur 37 kg, më mbeten edhe 15 për të hequr. Falënderoj gjithë ju qe me keni kritikuar dhe jeni tallur me mua në rrjetet sociale. Më keni ndryshuar jetën dhe me keni bërë të kujdesem për veten. Tani ndihem i ringjallur”, shkruan Mido në Twitter.

Ndryshimi fizik i ka bërë mirë edhe për humorin Midos, i cili shkruan me ironi: “Zoti Hektor Kuper, e di që Egjipti ka nevojë për një sulmues të fortë përpara, që të mbajë topin në kundërsulm. Unë kam shënuar një gol çdo dy ndeshje për Egjiptin dhe të garantoj se shënoj 1 gol në e ndeshjet e grupeve në Botëror”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *