Mici: Tani po, jemi pranë titullit

Ashtu si pjesa më e madhe e futbollistëve të Skënderbeut edhe mbrojtësi Gledi Mici, mendon se kjo fitore e mbrëmjes së djeshme ndaj Flamurtarit ishte një fitore me “aromë” titulli. Ja çfarë tha Mici dje për gazetën: “Jam shumë i lumtur që arritëm të merrnim edhe këtë fitore kaq të rëndësishme. Ishte një fitore më shumë se e merituar, sepse e kërkuam golin që nga fillimi deri në fund, pavarësisht se erdhi në momentet e fundit.

“Flamurtari ishte një skuadër e fortë dhe jo më kot renditet në vendin e dytë, por ne treguam që jemi Skënderbeu dhe tani pas këtij trepikëshi shkëputemi edhe më shumë me ndjekësit tanë. Jemi pranë titullit, por nuk mund të themi që e kemi siguruar atë, pasi rruga është akoma e gjatë deri në fund. Gjithsesi, fitore të tilla me rivalë direkt vlejnë dyfish. Tani jemi edhe më të qetë, pasi kemi bërë këtë shkëputje të madhe dhe na duhet t’i vlerësojmë maksimalisht të gjithë kundërshtarët, për të vazhduar në rrugën tonë që kemi nisur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *